MENU
klinika

COVID-19

Kosovë, rreth 50 mijë persona kanë humbur punën

21.04.2020 - 20:20

Rreth 50 mijë veta kanë humbur punën në Kosovë për shkak të pandemisë së COVID-19. Kështu deklaron kryetari i Odës së Afarizmit në Kosovë, Skënder Krasniqi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, për aq kohë sa shteti nuk i mbështet bizneset që të kenë likuiditet apo t’ju ndihmojnë financiarisht.

“Se sa do të rritet niveli i papunësisë, kjo do të varet se sa do të mbështeten bizneset në këtë kohë nga shteti. Për aq kohë sa shteti nuk i mbështet bizneset që të kenë likuiditet apo t’ju ndihmojnë financiarisht, atëherë papunësia do të jetë shumë më e madhe sesa që është tani. Ne mendojmë që së paku 50 mijë punëtorë deri më tani kanë mbetur pa punë”, thotë Krasniqi.