MENU
klinika

Konfirmohen 18 raste të reja

Kruja vatra e “nxehtë” e COVID 19

22.04.2020 - 08:10

Kruja është kthyer në vatrën e re dhe më të “nxehtë” të përhapjes së COVID 19 në vend.

Sot janë konfirmaur 18 raste të reja të prekurish nga 30 tampone të kryer nga autoritetet.

Të prekurit janë kryesisht punonjës të fasonerisë “Endi” sh.p.k dhe kontakte të aferta të tyre. Mes të infektuarve është edhe shoferi i fasoneri “MHV” të Muharrem Hoçes.

Konfirmimi i këtyre rasteve të reja e çon në 51 numrin e të infektuarve nga COVID 19 në këtë qytet.