Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski dhe tre anëtarët e tjerë të kabinetit do të vendosen në izolim pasi u takuan me një kryetar bashkie i cili ka testuar pozitivisht me koronavirus, është shprehur qeveria vendase.
Grupi, i cili gjithashtu përfshiu zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, ministrin e shëndetësisë Venko Filipce dhe ministrin e arsimit Arber Ademi, u takuan me kryetarin e qytetit verior të Kumanovës, i cili më vonë u zbulua se ishte i infektuar.
“Në këtë moment të gjithë janë në izolimin nga shtëpia”, tha qeveria në një deklaratë me shkrim, duke shtuar se kabineti do të vazhdojë të funksionojë përmes mjeteve dixhitale.
Drejtuesit e dy partive politike kryesore të shtetit gjithashtu filluan një izolim 14-ditor një javë më parë, pasi dhanë intervista për një gazetar të infektuar. Të dy kanë testuar negativ deri më tani. (AFP)