MENU
klinika

4500 xhiro në korridor

Kryen maratonën prej 26 miljesh në shtëpi

10.04.2020 - 13:22

Kufizimet e lëvizjeve prej koronavirusit në Angli vazhdojnë të zbatohen, por shefi i marketingut dhe komunikimit i klubit Bolton Uanderers, Paul Holliday, një vrapues pasionuar, duhej të mendonte për një zgjidhje, pasi plani i tij për të mbledhur para për bamirësi mund të dështonte.

Po cila ishte zgjidhja e tij? Ai bëri një maratonë të plotë, 26 milje në shtëpinë e tij në korridor. Plot 4500 xhiro në paradhomë dhe korridor. “Pas dy xhirove të para, hapësira përpara meje më bëri të ndihem e shqetësuar. Por pasi hyra në ritmin tim, nuk pata dyshime apo probleme të mëtejshme. Një javë më parë kisha bërë 1 milje për provë, por kësaj here ishte ndryshe. U përgatita mirë për dy ditë, duke ngrënë dhe hidratuar mirë, kështu që e dija se do të kisha energji për ta realizuar këtë” – u shpreh Holliday.

konica sportkonica sport mobile

Vajza e Holliday, Isabella, që ka Sindromën Daën dhe ADHD, kishte planifikuar të drejtonte tre maratona këtë vit në mënyrë që të mblidhte para për bamirësi për të mbështetur familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kur pandemia anuloi vrapimin në natyrë, Holidej vazhdoi mbledhjen e fondeve, duke transmetuar maratonën e tij në rrjetet sociale. Ai mblodhi 2 mijë paund, por ndërkohë vijojnë donacione të tjera të vogla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN