MENU
klinika

Nga BBC

Ku po shkon i gjithë dezifenktanti i duarve?

05.04.2020 - 13:01

Raftet janë zbrazur nga dezifektantët e duarve, ndërkohë që shitjet në internet janë shtuar shumë. Në këshillat e mjekëve është thënë shpesh se duhet të lajmë duart shpesh dhe të përdorim dezinfektuesin e duarve, por shumë njerëz po luftojnë për të gjetur një të tillë.

Nëse të gjithë në botë do të kishim një shishe të vogël me dezifektant, e gjithë bota do të duhet të kishte 385 milionë litra lëndë, por kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që kanë këshilluar profesionistët e kujdesit shëndetësor, për t’u mbrojtur nga pandemia e koronavirusit të ri.

Para koronaviruisit, bota prodhonte më shumë se tre miliardë litra në vit, sipas analistëve të tregut, Arizton Advisory dhe Inteligjence dhe kjo ndoshta shpjegon se ne po hasim një problem për ta pasur këtë produkt. Është e thjeshtë të akuzosh shitësit për këto çmime, por kompania që shet dizifektantët, Hert Tools, thotë që nuk është aq e thjesht përgatitja sa ç’e mendojnë njerëzit.

“Ne kemi marrë shumë kritika për çmimet dhe shumë njerëz mendojnë se ne po fitojmë jashtë mase shumë, por kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi në pozicionin që kemi një marzh të mjaftueshëm fitimi, vetëm sa për të qëndruar në treg,” shprehet zëdhënësi i kompanisë Paul Stephenson.

Kompania zakonisht është marrë me shitjen dhe dhënien me qira të mjeteve në industrinë e ndërtimit, por nisi të importojë produkte sanitarë sepse klientët po e kërkonin shumë këtë produkt. Por kompania ka luftuar për të marrë furnizime dhe kostoja po rritet çdo ditë.

“Unë nuk mund të garantojë që do të shpërndajmë dezifektant ditën tjetër dhe kjo gjë ndodh sepse çmimi i përbërësit kryesor është rritur shumë,” shpjegon Stephenson. Dezifektantët Herts Tools janë shitur dhe prodhuar nga një kompani me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për produkte të kujdesit për lëkurën e quajtur Zidac Laboratories. Drejtoresha e saj, Jurica Weissbarth, ka realizuar shumë thirrje kohët e fundit.

“Zidac mund të bëjë 150,000 shishe dezifektant në ditë, por për dy javët e fundit linja e prodhimit ka rënë. Ajo nuk ka qenë në gjendje të marrë etanol, alkoolin që vendos në dezifektantin e tij dhe i cili duhet të përbëjë të paktën 60% të produktit që të shkatërrojë viruset (dhe bakteret) në mënyrë efektive,” shprehet ajo.

Nëse dezifektantet nuk bëhen nga etanol, ato mund të bëhen edhe nga alkooli izopropil, i quajtur edhe IPA. Ekzistojnë një numër i kufizuar i kompanive që prodhojnë këto lloje të alkoolit në një shkallë industriale. Prodhuesit më të mëdhenj janë në Kinë, Francë, Gjermani, Hollandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Në Francë qeveria urdhëroi që të gjithë dezifektantët e prodhuar në Francë të qëndrojnë aty dhe të mos importohen.

“Kjo është një masë shumë ekstreme në Evropë, ku supozohet të jemi të gjithë një,”thotë Steven Willekes nga furnizuesi kimik DutCH2 në Hollandë.

Ai mendon se çdo vend që nuk ka furnizimin e vet me këto alkoole mund të ketë mungesë të madhe të dizifektantëve. Sipas tij kjo shpjegon faktin pse kompanitë e pijeve si Pernod Ricard, që e bëjnë Absolut Vodka, dhe Diageo, tani po ofrojnë alkool që do të përdoret për të bërë dezifektantët, ose do të bëjnë vetë prodhimin e tyre.
Qeveria indiane ka kërkuar shprehimisht industrinë e pijeve alkoolike dhe industrinë e sheqerit që të sigurojë etanol për të dhënë ndërmarrje sanitare.

Chad Friese nga Chippaëa Valley Etanol Company në SHBA, thotë se ka mjaft alkool për të bërë një sasi të madhe dezifektantëesh, thjesht prodhimi i tyre tashmë po bëhet nga industri të ndryshme. Fabrika e tij po funksionon me kapacitete të plota dhe po dërgon sa më shumë që të jetë e mundur në industrinë e dezifektantëve, por gjithashtu ka edhe angazhime të tjera.

Kështu që kur njeriu i tretë më i pasur në Britani premtoi të ndërtonte impiante prodhimi të dezifektantëve në Britani të Madhe, Gjermani dhe Francë brenda pak ditëve dhe të furnizonte spitalet falas, do të ishte logjike pyetja “se ku do të merrte alkoolin për të mbushur linjat e tij të prodhimit?

Por sipas ekspertëve ai nuk do e ketë shumë problem sepse zotëron Ineos, një nga prodhuesit më të mëdhenj në Evropë si me etanol ashtu edhe me alkool IPA. /BBC

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Habit eksperti amerikan

Ja kush e hodhi virusin!

Po i shmanget përgjegjësisë?

Kinezët vdesin e presidenti zhduket!