MENU
klinika

Rama u përgjigjet qytetarëve

Kur do të nisë dhënia e pagës së luftës?

16.04.2020 - 20:42

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në fillim të javës që vjen do të nisin likuidimet për ato kategori që përfitojnë nga paketa e parë ekonomike, për të marrë atë që e ka cilësuar si paga e luftës.

Në një intervistë për ‘Opinion’, Rama tha se po në të njëjtin moment do të nisë procedura për pagesat e paketës së zgjeruar.

“Të gjithë ata të cilët përfshihen në këtë kategori, do të marrin pagën. Fondi i pagave është në dispozicion. Sipas informacionit të fundit, në fillim të javës së ardhshme do të jenë të gjithë të likuiduar dhe po atëherë, në fillim të javës së ardhshme do të fillohet me paketen e zgjeruar.
Ajo është më e thjeshtë sepse janë të gjithë të verifikuar dhe kërkohet vetëm një aplikim i thjeshtë nga kompania. Të gjithë janë në vështirësi dhe 400 mijë lekë për të paguar këtë fazë të ndërmjetme nuk janë shumë, por nuk janë as pak. Ne kemi bërë një hulumtim dhe na rezulton që masa më e madhe e kësaj kategorie e konsideron si një pagë që është në ndihmë të nevojës së tyre. Në këtë kategori që do paguhen 400 mije lekë, pjesa më e madhe e tyre do të mund të rikthehen në aktivitet, gjatë periudhës së muajit Maj. Ndërkohë nuk mund të them të njëjtën gjë, për paketën e parë, që janë pjesa e fundit. Jo më larg se sa sot kemi pasur një studim para përfundimtar për planin e hapjes”, pohoi kryeministri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN