MENU
klinika

Java vendimtare në Kosovë

Kurti dhe Thaçi takohen sot për situatën me COVID-19

20.04.2020 - 07:36

Kjo pritet të jetë javë vendimtare për Kosovën sa i përket qeverisë së re teksa kryeministri në detyrë e nis duke takuar Presidentin Hashim Thaçi.

Kurti dhe Thaçi pritet të takohen sot në godinën e qeverisë teksa ftesën për takim deri tani e kanë refuzuar LDK dhe Ramush Haradinaj në emër të AAK.

Në fakt takimi ka si synim situatën me COVID-19 dje jo qeverinë si dhe masat që mund të merren pasi Kosova ka shënuar një rritje të konsiderueshme ditët e fundit të rasteve të infektuara.

Ndërkohë Thaçi paralajmëroi se këtë javë ndërmerr hapat e fundit për krijimin e qeverisë së re që do të rrëzojë tarfiat dhe reciprocitetin ndaj Serbisë për t’i hapur rrugë dialogut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë i kërkon?

Kurti letër zyrtare Thaçit

Kërkon emrin e mandatarit

Thaçi i çon letrën e dytë Kurtit