MENU
klinika

Çfarë i kërkon?

Kurti letër zyrtare Thaçit

13.02.2020 - 11:41

Kishte thënë që do ta shqyrtojë mundësinë për ta shkarkuar, kishte thënë që Thaçi është koka e krimit, por sot e ftoi në konsultime.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare ka ftuar sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin. Kjo sipas letrës që ka nisur Kurti për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë. Ai ka kërkuar nga Thaçi që të shihen sot, derisa ia ka lënë disa orare kur mund të takohen.

kolana e librave

“Politika e Jashtme është ajo që do të duhej të na bashkojë. Prezantimi sa më i denjë i Republikës sonë e tejkalon secilin prej nesh. Le ta japim gjithë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t’i bëjmë. Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe në mbrëmje që të takohemi e të dakordohemi së bashku për temat e për qëndrimet tona”, ka shkruar Kurti.