MENU
klinika

Për pronat dhe...

Kuvendi rrëzon 2 dekretet e Presidentit Meta

16.04.2020 - 13:36

Kuvendi rrëzon dekretet e Presidentit Meta për anti-KÇK dhe ligjin e pronave. Në seancën e zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë së deputetëve si pasojë e COVID 19 u rrëzuan dy dekretet e Kreut të Shtetit, për anti-KÇK dhe ligjin e pronave.

Argumentat e Ilir Metës që akti normativ i Këshillit të Ministrave për anti-KÇK bie ndesh me Kushtetutën dhe shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nuk i kanë bindur socialistët duke i rrëzuar ato me votën e tyre si dhe të disa deputetëve të opozitës parlamentare.

Po ashtu janë miratuar 12 Aktet Normative për COVID-19, përfshi këtu ndryshimet në buxhetin 2020, të miratuara me 100 vota pro, ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara me 89 votuan pro, për të cilat mazhoranca pranoi disa ndryshime të propozuara nga Presidenti Meta.

Po ashtu në Kuvend u miratua pr.ligji për ‘Tatimin mbi të ardhurat’, me 94 vota pro, u miratua shtyrja me 2 muaj e qirave për studentët dhe për bizneset e vogla. U miratua edhe Akti Normativ për pezullimin e Prokurorimeve Publike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN