La Liga në Spanjë ka përgatitur një protokoll veprimi për skuadrat Kategorisë së Parë dhe të Dytë në momentin e parë që do të mendohet për të zbritur sërish në fushë pas pandemisë së Koronavirusit.
Protokolli përcakton që trajnimet individuale do të kryhen së pari. Më vonë do të ushtrohet në grupe të vogla në fushë, me nga tre deri në tetë futbollistë, me një rritje progresive, të përhapur në disa grupe për të mbajtur distancën e tyre.
La Liga e sqaron në këtë protokoll pozicionin e saj për minifazën përgatitore të nevojshme para se të rinisin garat. Një minimum prej pesëmbëdhjetë ditësh të seancave tashmë në grup rekomandohet para kthimit të kampionatit dhe kërkohet që skuadrat të qëndrojnë gjatë kësaj periudhe të izoluar në një hotel ose në rezidencën e tyre sportive.
Kontrollet mjekësore do të jenë gjithashtu rendi i ditës në këtë periudhë prej pesëmbëdhjetë ditësh para rifillimit të kampionatit. Testet për Covid-19 do të bëhen për të gjithë stafin, partneret e tyre, fëmijët ose njerëzit me të cilët ata jetojnë aktualisht dhe kanë pasur kontakte.
Kjo do të ndodhë tri ditë para se të grumbullohen, për të kaluar më pas në fushë në stërvitjen e parë pas pandemisë. La Liga ka vënë si datë të fundin 27 qershorin për të nisur garat, në të kundërt, sezoni anulohet.