Spitali Rajonal i Lezhës jep lajmin e mirë lidhur me përhapjen e koronavirusit në këtë zonë. Spitali njofton se nga ritestimi i 14 rasteve të infektuar, konfirmohet shërimi i 11 pacientëve, si dhe nuk konfirmohet asnjë rast i ri.
Mesazhi i spitalit:
Lajm i mirë
Nga ritestimet e 14 rasteve të prekur nga SARS-COV-2 në Lezhë, konfirmohet shërimi i 11 pacientëve. Nuk konfirmohet asnjë rast i ri në testimet e kryera.
Pavarësisht situatës optimiste, ju bëjmë thirrje për respektimin korrekt të rekomandimeve mjekësore dhe zbatimin e plotë të masave të ndërmarra nga institucionet.
Fillimi i lehtësimit të masave kërkon akoma më shumë kohezion, bashkërendim, kompromis, solidaritet dhe angazhim social në funksion të një sjelljeje të sigurtë mbrojtëse!