Nëse nëpër botë njerëzit po vetëizolohen nga përhapja në masë e COVID-19, duket se në Australi nuk e kanë problem, madje edhe shkojnë në plazh. Ka reaguar ashpër Alessandro Diamanti, ish-sulmuesi i Livornos, Fiorentina-s dhe Bologna-s.
Lojtari aktual i Ëestern United FC, skuadër që luan në Australi, ka patur fjalë të ashpra kundrejt njerëzve që kanë mbushur plazhet pavarësisht emregjencës coronavirus. Nëpërmjet prolit të tij në Instagram, futbollisti ka dhënë alarmin për indiferencën e australianëve:
“Pse njerëzit dhe fëmijët që nuk dalin nga shtëpia prej 20 ditësh janë thjesht idiotë. Ti, që shkon në plazh, ti, që nuk u jep rëndësi rregullave, ti, që nuk rri dot në shtëpi 5 muaj të tjerë…
Sepse je më i zgjuar se personat që ndjekin rregullat, ndoshta sepse nuk ndjek atë që po ndodh në botë! Urime, po ndal vendin. Po ndihmon në vrasjen e njerëzve. RRI NË SHTËPI”.