MENU
klinika

Ndan ushqime për të varfërit

Mafia mund të kontrollojë Italinë e Jugut

12.04.2020 - 08:01

Teksa Italia tërhiqet zvarrë për të shpëtuar ekonominë në krizën e shkaktuar prej koronavirusit, Mafia po fiton mbështetje lokale duke shpërndarë ushqim falas për familjet e varfëra në karantinë, të cilët kanë mbaruar të hollat. Lajmin e raportojnë vetë autoritetet lokale. Javët e fundit, kanë qarkulluar videot e bandave të njohura mafioze që shpërndajnë produktet bazike për italianët të goditur fort nga emergjenca e koronavirusit nëpër rajonet më të varfëra në jug të Campania, Kalabria, Siçilia dhe Puglia, ndërsa situata është e tensionuar në të gjithë vendin.

“Për më shumë se një muaj, dyqanet, kafenetë, restorantet dhe baret janë mbyllur,” tha Nicola Gratteri, hetuesi për antimafian dhe drejtuesi i Prokurorisë në Catanzaro. “Miliona njerëz punojnë në ekonominë gri, që do të thotë se ata nuk kanë marrë të ardhura në më shumë se një muaj dhe nuk e kanë idenë se kur mund të kthehen në punë. Qeveria po akordon të ashtuquajturat kuponë për të psonisur në mbështetje të njerëzve. Nëse shteti nuk vepron shpejt për ti ndihmuar si duhet këto familje, mafia do të ndërhyjë duke siguruar shërbimet për ta, duke vendosur kontrollin mbi jetën e njerëzve.”

Bllokimi i jetës në Itali po prek rreth 3.3 milion njerëz atje, të cilët punojnë në të zezë. Prej tyre, më shumë se 1 milion jetojnë në jug, sipas shifrave më të fundit nga CGIA Mestre, një shoqatë e biznesit të vogël me qendër në Venecia. Ka pasur raporte për pronarët e dyqaneve të vegjël që janë nën presion për të dhënë ushqim falas, ndërsa policia po patrullon supermarketet në disa zona për të ndaluar vjedhjet. Videot e njerëzve në Siçili duke protestuar kundër përgjigjes së qeverisë ndaj koronavirusit me bllokim, ose njerëzit që nxjerrin grushtat jashtë bankave në Bari për një kredi 50 € (44 janë bërë virale dhe do të ndezin zjarrin brenda krizës aktuale; një zjarr që mafia është më shumë se e gatshme për ta shuar. Nga sinjalet e para të rritjes së trazirave sociale, Ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese, tha se “mafia mund të përfitojë nga varfëria në rritje, duke u zhvendosur për të rekrutuar njerëz në organizatën e saj”. Ose thjesht do të ndërhyjë duke shpërndarë produktet e shportës bazike falas si; makarona, ujë, miell dhe qumësht.

Ditët e fundit, policia në Napoli ka intensifikuar praninë e saj në lagjet më të varfra të qytetit, ku burra të lidhur me Kamorën, mafien napolitane, kanë organizuar shpërndarjen nëpër shtëpi të pakove ushqimore. Organet kompetente kanë filluar tashmë një hetim kundër një grupi njerëzish që u morën në pyetje ndërsa shpërndanin ushqim për banorët lokalë. Në Palermo, sipas La Repubblica, vëllai i një shefi të Cosa Nostra kinse u shpërndante ushqim të varfërve në lagjen Zen, një zonë me një prani të konsoliduar të mafies. Kur lajmi u mësua, burri u mbrojt në Facebook, duke pretenduar se ai po bënte vetëm punë bamirësie dhe sulmonte gazetarin që raportoi për herë të parë këtë lajm.

“Mafia nuk është vetëm organizata kriminale”, tha Federico Varese, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Oksfordit. “Ata janë organizata që aspirojnë të qeverisin territoret dhe tregjet. Komentuesit shpesh përqendrohen në aspektin financiar të mafias, por ata priren të harrojnë se forca e tyre vjen nga krijimi i një baze lokale nga e cila nis të operohet”. Çështja e shpërndarjes së pakove ushqimore është një taktikë aq e vjetër sa vetë mafia, ku në jug të Italisë kapot e kanë paraqitur veten përara njerëzve si bamirës dhe përfaqësues të autoriteteve vendore, fillimisht pa kërkuar asgjë në këmbim.

“Bosët mafiozë i konsiderojnë qytetet e tyre si besimin e tyre” tha Gratteri. “Kapot e dinë shumë mirë që për të qeverisur, ata duhet të kujdesen për njerëzit në territorin e tyre. Dhe ata e bëjnë këtë duke shfrytëzuar situatën në dobi të tyre. Në sytë e njerëzve, një shef nga mafia që troket në derë duke ofruar ushqim falas është një hero. Dhe shefi e di se ai më pas mund të mbështetet në tek këto familje kur është e nevojshme, kur, për shembull, mafia sponsorizon një politikan gjatë një fushate elektorale i cili do të vazhdojë të mbështesë interesat e tyre kriminale”.

Dhjetra hetime në jug të Italisë kanë çuar në arrestime të politikanëve që kanë ndihmuar dhe forcuar mafian, të cilët janë zgjedhur me mbështetjen e mafiozëve lokalë, të cilët i kanë detyruar qytetarët të votojnë për ta në këmbim të shërbimeve, siç është një pako e thjeshtë ushqimore.

Varese tha: Këto dorëzime nga mafia nuk janë dhurata. Mafia nuk bën asgjë nga zemra. Ato janë favorizime që të gjithë do të duhet të paguajnë në një formë ose një tjetër, duke ndihmuar dhe forcuar një të arratisur, duke mbajtur një armë, duke marrë drogë dhe gjëra të ngjashme. “Kujtoni se çfarë ndodhi me El Chapo, narkosi meksikan,” tha Gratteri. “Ai trafikonte kokainë dhe porositi vrasjen e qindra njerëzve, por në qytetin e tij të lindjes ai ishte i njohur për dashamirësinë e tij, sepse njerëzit thoshin se ai u siguronte ilaçe për familjet ose ndërtonte rrugë. E njëjta gjë ndodh këtu”.
Këtë javë, zyra e prokurorit antimafia tha që bosët do të ofrojnë kapitalin e tyre praktikisht të pafund për bizneset në nevojë, dhe pastaj do tua marrin mbrapsht. Ata do t’i përdorin ato biznese për përfitime të pastrimit të parave nga aktivitetet kriminale.

Varese tha se: Mafia mund të jetë në gjendje të përfitojë në mënyra të tjera nga bllokimi aktual dhe veçanërisht nga e ardhmja, kur italianët do të jenë në gjendje të kthehen në punë, të shpenzojnë më shumë para dhe të rimëkëmbin ekonominë. Por me siguri historia që shfaq shpërndarjen e pakove ushqimore në Palermo dhe Napoli tregon natyrën e tyre të vërtetë dhe kjo dëshmon pse ata janë kaq të rrezikshëm”./ The Guardian