MENU
klinika

Jep shifrat e reja në parlament

Manastirliu: Vetëm 14% e kapacitetit është zënë në spitalet COVID-19

16.04.2020 - 10:06

Ka shkuar në 518 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Shifrat e reja i ka bërë publike ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sot në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, teksa ka raportuar për situatën deri në këto momente.

“Në dy spitalet Covid në vend vetëm 14% e kapacitetit janë të zënë, kemi aktualisht  12 pacientë në terapi intensive dhe  4 në intubim. Nuk kemi asnjë mungesë në mjekim dhe logjistikë, ndërkohë që vazhdojmë punën me intensitet në terren”– tha ajo.

Manastirliu theksoi se “Lajm inkurajues është se numri I të shëruarve prej 5 ditësh e kalon atë të të infektuarit aktiv, shenjë e mirë, por jo koha për bilanc se jemi në kushte të vështira dhe lufta nuk ka mbaruar. Në 40 ditë kemi sheshuar kurbën, kemi gjurmuar rastet dhe kemi trajtuar cdo rast, puna në terren nuk po ndalet”- tha ajo.