MENU
klinika

Problem me furnizimin me lëndë të parë

Sipërmarrjet paralajmërojnë shkurtim të punonjësve

06.04.2020 - 06:40

Mbi 70% e sipërmarrjeve në vend paralajmërojnë shkurtim të punonjësve dhe pjesa më e madhe shprehen se mund të rezistojnë maksimumi dhe një muaj dhe më pas do të detyrohen të dorëzohen, duke mbyllur aktivitetin, nëse nuk do të gjendet ndonjë zgjidhje me ndihmën e qeverisë.

Sipas Scan, këto janë rezultatet e anketës së ndërmarrë nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare mbi efektet që po jep pandemia Covid-19 në ekonomi dhe vecanërisht tek sipërmarrja prodhuese. Në këtë sondazh morën pjese  rreth 100 sipërmarrje ku rreth 73% e tyre kanë aktivitet eksportues, 27% e tyre janë biznese VIP, 45% janë biznes i madh dhe 28% janë biznes i mesëm.

Sipas sondazhit, sipërmarrjet kanë raportuar problem me furnizimin me lëndë të parë nga importi, rënie të porosive nga partnerët, çka ka çuar dhe në tkurrje të shitjeve e të ardhurave.

Ndërkaq, rreth 61% e firmave raportuan se në muajin mars shitjet ranë më shumë sesa 50% ndersa 5% raportuan se nuk kishin fare shitje (pra rënie 100%). Po ashtu, pritshmëritë janë më pesimiste për muajin Prill ku 21% e të anketuarve thanë se nuk prisin të kenë fare shitje gjatë këtij muaji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN