MENU
klinika

Thirrja e Zogut, 8 prill 1939

Mbreti iku… “Rroftë Shqipëria! Rroftë populli shqiptar!”

07.04.2020 - 09:54

             Nga Aurenc Bebja

“La Petit Gironde” ka botuar, të dielën e 10 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me thirrjen e mbretit Zog drejtuar asokohe popullit shqiptar me qëllim mbrojtjen e atdheut nga Italia fashiste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Thirrja e mbretit Zog për të marrë armët

Tiranë, 8 Prill. — Mbreti Zog iu drejtua, të premten, popullit shqiptar me thirrjen e mëposhtme:

“Qeveria italiane, me kërkesat e saj të reja, që nuk korrespondojnë me traktatet dhe marrëdhëniet miqësore që ne kemi mbajtur, dëshiron të minojë Pavarësinë dhe sovranitetin e mbretërisë shqiptare. Unë dhe qeveria mbretërore nuk do ta pranojmë kurrë këtë sulm, i cili tenton të zhdukë lirinë e arritur dhe të fituar me gjakun e këtij populli.

Në rast se Italia përdor forcën, unë ftoj të gjithë popullin shqiptar, në këtë moment të rrezikshëm, të bashkohet për mbrojtjen e atdheut dhe të pavarësisë së tij dhe ta mbrojnë atë deri në pikën e fundit të gjakut.

Jam i bindur që populli shqiptar, i vogël në numër, por i madh në shpirt dhe guxim, në këtë moment do të jetë në gjendje të dëshmojë se ka në shpirtin e tij ndjenjat më të gjalla kombëtare, të trashëguara nga paraardhësit e tij.

Jam i bindur që një popull i bashkuar në këtë mënyrë do të përfitojë nga mbrojtja e Providencës.

I bëj thirrje të gjithë popullit tim që të dëshmojë guximin dhe dashurinë e tij ndaj atdheut, në mënyrë që ai të sigurojë, herët a vonë, në këtë territor, të drejtën e tij natyrore.

Rroftë Shqipëria! Rroftë populli shqiptar!”

Zogu

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç’tha për kërkesën për azil dhe Shqipërinë?

“Populli do ta bëjë detyrën…”, Mbreti Zog përballë 40 gazetarëve


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit