MENU
klinika

Tregtarët në protestë para bashkisë

Mbyllet “tregu i orizit” në Vlorë

15.04.2020 - 09:14

Para bashkisë së Vlorës tregtaret e fruta perimeve kanë dalë në protestë, pasi tregu i tyre që njihet si tregu i orizit është mbyllur. Ata thonë se nuk janë njoftuar për mbylljen e tregut, ndërsa ankohen se malli që kanë do ta hedhin poshtë. “Nuk plotëson kushtet si treg thonë. Unë kam 1 mln lekë mall, ku ta çoj unë”.

“Nuk na kanë lajmëruar. Kam ndenjur e vetizoluar për dy javë. Gjatë kësaj kohe kemi paguar taksat. Në 14 më thanë pse nuk del në punë. Dola dje në punë, sot më thonë mos dil se do të hedhim mallin. Nëse me pezullon ti punën me jep pagën e luftës. Kam 25 vjet punë dhe jam taksapaguese e rregullt”. “Prefekti ka thënë që duhet të largoheni se do të bllokohet tregu”