MENU
klinika

Rama publikon pamjet

Mbyllja nga COVID/ “Flamingot dynden në vend, zogjtë shtrijnë krahët”

25.04.2020 - 07:36

Mbyllja e madhe për shkak të pandemisë së COVID-19 duket se ka sjellë përfitime për natyrën e egër dhe mjedisin. Në Shqipëri një efekt pozitiv është pasurimi i faunës.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një video nga Euronews në të cilën thuhet se flamengot janë dyndur në vendin tonë gjatë pandemisë por jo vetëm.

Euronews

“Flamingot rozë po dynden në Shqipëri dhe po argëtohen në ujin e kripur në brigjet perëndimore të vendit. Numri është rritur me një të tretën, ndërsa shijojnë qetësinë e re gjatë mbylljes totale nga COVID-19. Por ata nuk janë zogjtë e vetëm që po shtrijnë krahët. Pelikanët kaçurrelë janë duke lulëzuar në qetësi. Ruajtësit e tyre shpresojnë që qetësia do t’i shtyjë zogjtë të riprodhohen”, shkruan Euronews.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pikërisht këto pamje për të thënë mirëmëngjes dhe për të vënë në pah natyrën shqiptare.
“MIRËMËNGJES Çfarë mrekullish ka Shqipëria”, shkruan ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Paketa antishpifje do përkeqësojë situatën e medias në Shqipëri”

“Antishpifje”/ Meta apel qeverisë: Të terhiqet!