Shkencëtarët Malajzianë kanë krijuar një robot në formë fuçie me rrota që ata shpresojnë se do të bëjë turnet në repartet spitalore për të kontrolluar pacientët me koronavirus, duke zvogëluar rrezikun e infektimit të punonjësve shëndetësorë.
“Medibot” është një robot i bardhë 1.5 metra i gjatë, i pajisur me kamera dhe ekran përmes të cilit pacientët mund të komunikojnë në distancë me mjekët.
Shpikja, e ndërtuar nga shkencëtarët në Universitetin Ndërkombëtar Islamik në Malajzi, është gjithashtu e pajisur me një pajisje për të kontrolluar temperaturat e pacientëve nga distanca.
Ai ka për qëllim të ndihmojë infermierët dhe mjekët që punojnë në reparte me distancë sociale, i tha AFP Zulkifli Zainal Abidin, një anëtar i ekipit që qëndron pas shpikjes.