15.04.2020 - 07:00
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e enjte, dt. 15 Prill 2020, nuk priten reshje, dhe dita pritet të vijojë me kthjellime.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 18 °C
në vendet e ulëta: 9 / 19 °C
në vendet malore: 0 / 8 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por do të ketë forcime të përkohshme të saj, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.