MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

29.04.2020 - 07:00

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e mërkurë, dt. 29 Prill 2020, priten reshje në të gjithë qarqet. Reshjet pritet të jenë mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë Korçë, deri në mesatare në qarqet Dibër, Berat, Vlorë, Gjirokastër dhe të dobëta në qarqet e tjerë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14/ 20°C
në vendet e ulëta: 12 / 22°C
në vendet malore: 8 / 16 °C

Era pritet të fryjë e lehtë dhe mesatare, për momente të shkurtra kohore deri e fortë, veçanërisht në pjesën jugperëndimore të territorit.