MENU
klinika

“E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë!”

Meta: Lumi i fundit i egër në Europë, trashëgimi natyrore

30.04.2020 - 19:05

“E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë!”. Ky është mesazhi që vjen nga presidenti Ilir Meta në lidhje me lumin Vjosa, ku janë parashikuar që të ndërtohen HEC-et.

Meta, teksa ka publikuar një foto të tij nga Vjosë në Këlcyrë, theksoi se ky lumë është një trashëgimi natyrore me rëndësi dhe potencial turistik.

“Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është një trashëgimi natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik.
E duam Vjosën dhe duhet ta mbrojmë!
Nga Këlcyra ju uroj të gjithëve një mbrëmje të këndshme! ??”, shkruan Meta.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika