MENU
klinika

Situata e pazakontë e COVID-19

Meta mbledh sërish nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

14.04.2020 - 21:24

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të zhvillojë ditën e nesërme mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën e pazakontë të krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Ashtu si mbledhja e parë, edhe mbledhja e nesërme e Këshillit të Sigurisë do të zhvillohet online. Burime bëjnë të ditur  se i pranishëm në diskutim do të jetë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishin të pranishëm në diskutim kreu i opozitës, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe ministrat më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, nuk bëhet ende e ditur se në çfarë orë do të mbahet mbledhja e nesërme.