MENU
klinika

Platforma e re e Facebook

Mund të flisni në video me 50 njerëz

25.04.2020 - 14:28

Facebook do të nxjerrë në treg një platformë konkurrente të Zoom që lejon deri në 50 njerëz të flasin në video.

Platforma e quajtur Messenger Rooms, lejon këdo që ka një profil në Facebook të krijojë një mbledhje dhe të ftojë miqtë, edhe nëse miqtë nuk janë përdorues Facebook-u.

Konferencat përmes videove janë kthyer në diçka të përditshme tani që njerëzit janë izoluar në shtëpi. Në këtë mënyrë, shumë prej nesh vijojnë të punojnë, të ndjekin orët e mësimeve, të flasin me familjen dhe miqtë.

Zoom u bë menjëherë popullore për këtë arsye. Deri më sot, ka 300 milionë përdorues në ditë.

Facebook ka mundësi t’i shërbejë një audience më të madhe. Messenger dhe WhatsApp, të dyja të zotërurara nga Facebook, kanë regjistruar 700 milionë njerëz që telefonojnë me zë ose video përdorues të tjerë.

CEO Mark Zuckerberg njoftoi të premten se aftësia për të folur me video “është bërë shumë e rëndësishme gjatë pandemisë.” Përtej videokonferencave për punë, ai tha se “ka edhe përdorime sociale, që njerëzit të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.”

Messenger Rooms ngjason me Zoom në dizenjo dhe funksionon në të njëjtën mënyrë. Pjesëmarrësit mund t’i bashkohen bisedës pa shkarkuar aplikacionin. Gjithashtu është frymëzuar nga elementë të Housparty: Përdoruesit e Facebook do të njoftohen për “dhomat” që kanë krijuar shokët e tyre dhe mund t’u bashkohen nëse duan.

Messenger Rooms do të jetë i aksesueshëm në gjithë botën brenda pak javësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”