MENU
klinika

Për herë të parë nga viti 2011

NASA do të nisë astronautët nga SHBA

18.04.2020 - 12:21

Agjencia e Hapësirës në Shtetet e Bashkuara, NASA së bashku me një kompani private të quajtur SpaceX kanë zgjedhur datën 27 maj për lansimin e një fluturimi nga SHBA drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), për herë të parë që nga viti 2011.

“Më 27 maj, NASA do të nisë edhe një herë astronautët amerikanë në raketa amerikane nga toka amerikane”, tha Jim Bridenstine, kreu i Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës. Shtetet e Bashkuara kanë përdorur raketat ruse Soyuz për të dërguar astronautët amerikanë në ISS për gati një dekadë.

Astronautët amerikanë më parë fluturuan në anijet e hapësirës ISS, por ai program përfundoi në 2011.Agjensia hapësinore amerikane kishte thënë se po synonte që lëshimi të ndodhte në maj, por nuk e ka caktuar datën. Agjencia po qëndron me planin e saj përkundër pandemisë globale të koronavirusit.

Ata do të ngriten më 27 maj, nga e njëjta pikënisje e përdorur për misionet Apollo nga hapësira në qendrat hapësinore Kennedy në Florida, tha NASA./REL