MENU
klinika

Lulishtet dhe rrugët plot

Nënat me fëmijët shijojnë orët e lirisë edhe në Fier

19.04.2020 - 10:41

Nënat me fëmijë kanë shijuar orët e tyre të lirisë, edhe pse moti në Fier këtë të diel nuk ka ofruar shumë diell.

Vetë nënat kanë treguar se e kanë pritur me padurim këtë ditë, pasi ditët e karantinës kanë qenë të vështira, kjo edhe për faktin se fëmijët përveç mësimeve on line nuk kanë pasur mundësi të dalin.

Në xhiro kanë qenë edhe disa baballarë, të cilët presin ditën e tyre të lirisë, madje jashtë kamerës kanë deklaruar se Kryeministri është treguar më zemërgjerë me moshën e tretë dhe nënat me fëmijë, duke i lëne burrat në shtëpi.