MENU
klinika

Ata nuk e përballojnë dështimin...

Nëse BE i braktis, askush nuk e harrojë!

07.04.2020 - 15:05

Evropa është në luftë. Është një luftë me një armik të padukshëm, një luftë ku udhëheqësit tanë na tregojnë se ne duhet të luajmë të gjithë rolin tonë dhe akoma, pavarësisht se kemi të njëjtin armik në këtë betejë me COVID-19, duket sikur kjo luftë është duke filluar të përçajë BE-në.

Po, Bashkimi Evropian reagoi me vonesë. Koronavirusi fillimisht ishte një urgjencë shëndetësore, jashtë kompetencave të saj. Gjithashtu ishte, dhe akoma është, duke prekur vendet e ndryshme me ritme të ndryshme.

Kjo e bën të vështirë një qasje të centralizuar, të njëjtë për të gjithë, madje edhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta përballojnë.

Por ajo që po i lë zgjuar zyrtarët natën në Bruksel është sfida për solidaritetin. Vende të ndryshme janë duke ndjekur mënyra të ndryshme.

Belgjika “u përplas” me Hollandën (lidhur me masat fillestare të dobëta). Danimarka është e hutuar nga qasja e Suedisë. Italia është tërësisht e zemëruar dhe, të gjithë, mërziten nga Viktor Orbán i Hungarisë.

Tani për tani, është zemërimi në Itali, Spanjë dhe kudo tjetër që duhet të shqetësojë më së shumti udhëheqësit e BE-së.

Shumë njerëz ndjehen të braktisur nga Unioni.

Kryeministri italian Giuseppe Conte nuk i kurseu vërejtjet e tij kohët e fundit: “Ne duhet të shmangim bërjen e zgjedhjeve të tilla tragjike në Evropë. Nëse Evropa nuk e tregon veten se i bindet kësaj detyre, i gjithë projekti evropian rrezikon të  mos jetë më i njëjti në sytë e qytetarëve tanë”.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, i bëri jehonë thirrjes për veprim në një intervistë me korrespodenten Giorgia Orlandi: “Kjo krizë globale është një përgjegjësi e madhe për Bashkimin Evropian. Ne jemi në një kohë vendimtare për Bashkimin Evropian dhe si gjithmonë, kur jemi përballur me sfida të paparashikuara, na duhen masa të jashtëzakonshme. ”

Luigi di maio

Këto janë periudha të vështira, udhëheqësit janë duke bërë zgjedhje të vështira dhe nëse ndjehen sikur janë braktisur, ata nuk do ta harrojnë kurrë.

Nëse BE dështon në detyrën e saj, njerëzit nuk do ta harrojnë kurrë. Kjo është arsyeja pse veprimet kanë kaq shumë rëndësi. Është një provë që ata nuk mund ta përballojnë dështimin.

Darren McCaffrey është redaktori politik i Euronews.

Përkthyer dhe përshtatur nga Euronews/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e Ke-së: Duhen investuar shumë miliarda

“Evropa ka nevojë për një Plan Marshall”