Kryeministri Edi Rama tha se duke filluar nga e shtuna e ardhshme do të nisin fluturimet nga Roma për të gjithë shqiptarët që duan të riadhesohen.
Sipas kreut të qeverisë, kjo është një hapje me pikatore, ndërsa ata që do kthehen do të duhet të rrinë në hotelet e posaçme të paguar prej tyre.
Rama: Ju kërkoj që gjithë atyre ndjesë të sinqertë të madhe sepse e marr me mend dhe më dhemb mundi i tyre i pazakontë në pamundësi për t’u kthyer në atdhe.
Turp, turp atyre që luajnë patriotash dhe demokratash, trup të flasësh bijët e shqipes që u janë prerë krahët nga diktatura e Tiranës apo për mungesën e lirisë për t’u kthyer në shtëpi kur ne e kemi marrë këtë masë në raport me një armik të padukshëm që do të na kishte grirë, do të thotë të nxisësh infektimit.
Në kuadrin e lehtësimeve me pikatore, ne kemi gati planin e rihapjes me shumë kujdes të riatdhesimeve. Nesër do të bëjmë publike modalitetet.
Të shtunën e kësaj jave do të nisin fluturimet, fillimisht nga Roma. Kush dëshiron të riadhesohet të pronotojë avionin dhe pagesat në hotelin përkatës në zinxhirin e hoteleve të vëna në dispozicion.
Atë që duket sot rruga më e gjatë, e cila me siguri na nxjerr më shkurt se çdo rrugë tjetër, kjo është rruga që ta fitojmë me nderë dhe me shëndet këtë luftë. Prandaj është kaq e vështirë. Duke parë familjet dhe njëri-tjetrin përditë, nuk e kemi të vështirë të mendojmë se rrugë më të mirë se kjo nuk ka.