Ndërsa pandemia e koronavirusit vijon të mbingarkojë sistemet shëndetësore, një prej nevojave më emergjente të tij është furnizimi me ventilator.
Për të prodhuar sa më shumë, kompanitë janë kthyer drejt dizajnëve të reja të cilat prodhohen më shpejtë dhe kanë kosto më të përballueshme. Si rezultat bordet e kompjuterëve Raspberry Pi janë bërë një prej komponentëve më të rëndësishëm.
Fondacioni Raspberry Pi ka shtuar prodhimin e bordeve Pi Zero për të furnizuar kompanitë e prodhimit të ventilatorëve. Edhe pse është kompjuteri më i lirë i kompanisë prej 5 dollarësh, Pi Zero ka mjaftueshëm fuqi prej 512MB RAM dhe 1.0Ghz procesor për të përballuar kërkesat e një ventilatori.
Një tjetër arsye pse bordet Raspberry Pi janë idealë për ventilatorë është mundësia e kompanisë për ti prodhuar shpejtë. Kompania ka prodhuar 192,000 Pi Zero në tre mujorin e parë të 2020 dhe do të prodhojë 250,000 të tjera në tre mujorin e dytë.
Është inkurajuese të shohim prodhuesit të bëhen më kreativë me dizajnët e tyre dhe të adoptojnë teknologji të reja komunitare. Shpresojmë që kjo qasje të sjellë më shumë ventilatorë në treg dhe të shpëtojë më shumë jetë.