MENU
klinika

Pas Belgjikës

Një tjetër shtet europian i thotë “stop” futbollit

21.04.2020 - 20:53

Pas Belgjikës, që dha verdiktet pa u mbyllur sezoni, edhe kampionati holandez i futbollit do të jetë i detyruar të mbyllet në tavolinë, kundër udhëzimeve të UEFA-s. Organizata ndërkombëtare kërkon që të luhet rregullisht pjesa e mbetur e sezonit, por qeveria holandeze ka vënë veton sa i përket zhvillimit të ndeshjeve për disa muaj.

Sot, kryeministri Mark Rute, ka deklaruar se nuk do të ketë futboll profesionist të paktën deri më datë 1 shtator, pasi është e pamundur për shkak të pandemisë dhe situatës në vend. Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjitha aktivitetet madhorë që nga 1 qershori, deri më 1 shtator, ndaj kjo e bën të pamundur mbylljen e Eredivisie në kohë.

“Është situatë e pakëndshme, por nuk mund të rrezikojmë askënd. Duhet që të bëjmë këtë sakrificë dhe shpresoj që njerëzit ta bëjnë si duhet”, – tha kryeministri holandez.

Tani do të jetë Eredivisie dhe Federata Holandeze ajo që do të marrë vendimin në bashkëpunim me UEFA-n rreth të ardhmes. Shumë prej klubeve kishin deklaruar edhe më parë se dëshironin të mbyllnin këtu sezonin, ashtu siç ka bërë në teori Belgjika.

Vështirë se ndërkombëtarët të mund të presin që ndeshjet e mbetura të Eredivisie të luhen në shtator, pasi asokohe teorikisht duhet të jenë gati listat e të kenë filluar ndeshjet për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, do të ketë komplikacione edhe për listat e Europës, pasi Ajax është në vendin e parë, por me pikë të barabarta me AZ Alkmar, ndërsa ka pasiguri edhe si do të vendoset për pjesëmarrjen në Europë apo rënien nga kategoria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN