MENU
klinika

Brenda majit

Një tjetër shtet vendos për rifillimin e kampionatit

25.04.2020 - 14:33

UEFA e ka bërë të qartë planin e saj dhe një e nga një federatat respektive europiane po vendosin për datën e rifillimit të kampionateve kombëtare. Futbolli po rinis në disa vende dhe së fundmi është konfirmuar edhe kampionati i radhës që do të ristartojë.

Federata polake në një njoftim zyrtar ka komunikuar se kampionati polak do të rinisë me 29 maj. Ndeshjet do të luhet deri në fund të sezonit pa tifozë. Sa i përket Coronavirusit, në Poloni janë të konfirmuar rreth 11 mijë raste me COVID-19. Viktimat prej virusit të tmerrshëm në shtetin polak kanë qenë gati 500, ndërsa të shëruar mbi 2000.

Gjermania është shteti nga ligat më të mëdha europiane që do të rinisë e para, pikërisht më 9 maj. Në Bundesligë po vendosen detajet e fundit të rifillimit, me rregulla strikte dhe disiplinë të hekurt për higjienën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Formatet dhe datat e mbylljes së ligave

UEFA, federatave: Dorëzoni planet deri më 25 maj!