MENU
klinika

Federatat me plan brenda 27 majit

UEFA-s: Ligat të mbyllen në fushë deri më 3 gusht!

23.04.2020 - 14:04

Qëndrimi i UEFA-s është sërish i qartë: Kampionatet e futbollit në shtetet evropiane duhet të mbyllen deri më 3 gusht. Ky është afati i fundit që federatat kanë për të mbyllur ligat kombëtare. Nuk është shumë e rëndësishme se kur mund të rinisin, apo formula që do të zgjedhin. UEFA u ka vendosur kusht 55 federatave anëtare që brenda 27 majit duhet të paraqesin planin për rifillimin e sezonit.

Objektivi i qeverisë së futbollit europian është që federatat t’i zhvillojnë të gjitha ndeshjet sipas kalendarit. Në të njëjtën kohë, federatat do të jenë të lira të përdorin opsione të ndryshe, ndeshje “play-off” apo mini turne, e rëndësishme është që të luhet dhe të mbyllin sezonin në fushë.

uefa

UEFA bën prapaktheu në dy pika, nuk ka ndërmend të paralizojnë ato federata të cilat vendosin të mbyllin sezonin, siç bëri Belgjika, Skocia apo siç pritet të ndodh edhe në Holandë, gjithnjë nëse nuk janë kushtet e duhura sanitare dhe në rastet kur nuk garantohet shëndeti i futbollistëve dhe i stafeve.

Gjithashtu, UEFA përjashton opsionin qe ishte diskutuar së fundmi: nëse kampionatet do të mbyllen përpara kohe, në Europë do të luajnë ekipet më të mira të këtij sezoni sipas renditjes në kampionat, pra duke iu referuar klasifikimit të këtij sezoni, jo pozicionit të tyre aktual në renditjen e UEFA-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN