MENU
klinika

Alarm në Francë

Numri i viktimave, më i larti në të gjithë botën

07.04.2020 - 20:22

Franca sot ka regjistruar jo vetëm ditën më të errët në bilancin e saj brenda vendit, por në të gjithë botën.

SHBA raporton deri tani 1375 viktima në 24 orët e fundit, më e larta në Amerikë, ndërkohë Franca regjistron 1427 jetë të humbura. Numri më i lartë i vdekjeve në një ditë nga koronavirusi në mbarë botën.

Raportohet se 607 kanë humbur jetën në spital ndërkohë 820 në shtëpi kujdesi për të moshuarit.

Në total Franca ka 10.328 viktima ndërsa 11.059 rastet e reja në 24 orët e fundit e kanë çuar në 109.069 numrin total të të infektuarve.

Janë shëruar 19.337 persona ndërsa 7131 ndodhen në gjendje kritike.