MENU
klinika

"Bolero' për audiencën... që na mungon"

Orkestra franceze performancë në “Youtube”

06.04.2020 - 11:08

          Përmes një videoje të shfaqjes në “YouTube”, për artistët francezë ishte mënyra për të mbajtur kontakte me njëri-tjetrin dhe me audiencën, që këto kohë u mungon shumë.

Për pjesëmarrësit, ishte një mundësi për të shpëtuar nga izolimi dhe për të nxitur shpirtin e sakrificës dhe emocionet e muzikës së përzgjedhur, për miliona vetë të bllokuar në izolim.

Për “Riviere”, ishte gjithashtu një mënyrë për të përcjellë gëzim, “diçka universale në këtë kohë veçanërisht të vështirë”.

Fillon me secilin muzikant, që prezantohet, ndërsa muzika nis me instrumentet që luhen në tri ekrane të ndara, më pas katër dhe shumë të tjerë.

Ky interpretim i pazakontë i “Bolero”, një nga pjesët më të njohura të muzikës klasike në botë, ishte ripunuar në një version të përmbledhur prej katër minutash.

Punimi origjinal është i gjatë rreth 15 minuta dhe është shkruar për 80 muzikantë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit