Një pamje që të ngjall frikë në këtë periudhë të koronavirusit është regjistruar mesditën e sotme në Berat. Djetëra qyetetarë, të ngjeshur me njëri-tjetrin qëndrojnë në radhë në Poliklinikën e Specialiteteve për të marrë shërbimin mjekësor.
Edhe pse vizitat janë me orare dhe të planifikuara nga mjekët specialist, askush prej qytetarëve nuk e respekton këtë rregull, ndërkohë që askush në radhë nuk shihet me maska e dorashka.
Të patrembur se mund të infektohen duke mos respektuar masat e rekomanduara në këtë kohë pandemie, qytetarët beratas i sheh sot të ngjeshur pas njëri-tjetrin, në radhë për t’u vizituar tek mjeku specialist.
Përveç faktit se askush nuk respekton distancën, ajo që të shqetëson më shumë është fakti qē polici privat i vendosur në derën e Poliklinikës nuk ndërmerr asnjë veprim për t’i larguar njerëzit nga njëri-tjetri por vetëm qëndron “statik” si roje përpara derës.
Dhe, pikërisht atë që se bën dot as polici-roje dhe as frika e Coronavirusit e bëri kamera e News24. Sapo qytetarët panë se po filmoheshin nga kamerat u larguan me shpejtësi dhe u shpërndanë nga dyert e Poliklinikës.