MENU
klinika

“Dhe kur ua them këtë të tjerëve, ata e kthejnë kokën prapa..."

Paralajmërime për një valë të dytë më të ashpër në dimër

22.04.2020 - 08:25

Edhe pse gati të gjitha vendet po ecin përpara me planet për të rihapur ekonomitë e tyre, drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA paralajmëroi të se një valë e dytë e koronavirusit të ri do të jetë shumë më e keqe, sepse ka të ngjarë të përkojë me fillimin e sezonit të gripit.

“Ekziston mundësia që sulmi i virusit dimrin e ardhshëm në të vërtetë do të jetë edhe më i vështirë sesa ai që po kalojmë,” tha drejtori i CDC Robert Redfield në një intervistë për “Washington Post”. “Dhe kur ua them këtë të tjerëve, ata e kthejnë kokën prapa, ata nuk e kuptojnë se çfarë dua të them.”

“Ne do të kemi njëkohësisht epideminë e gripit dhe epideminë e koronavirusit,” tha ai. “Të kesh dy shpërthime të njëkohshme të frymëmarrjes do të sillte një tendosje të paimagjinueshme në sistemin e kujdesit shëndetësor”, theksoi ai. Vala e parë e covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, ka vrarë tashmë më shumë se 42,000 njerëz në të gjithë vendin.

Ajo ka sjellë pranë kolapsit mjaft spitale në botë duke zbuluar mungesën në pajisjet e testimeve, ventilatorët dhe pajisjet mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Në një intervistë të gjerë, Redfield tha që zyrtarët federal dhe shtetëror duhet të përdorin muajt e ardhshëm për t’u përgatitur për atë që qëndron përpara. Ndërsa ngriten urdhrat e qëndrimit në shtëpi, zyrtarët duhet të theksojnë rëndësinë e vazhdueshme të distancimit shoqëror.

Zyrtarët gjithashtu duhet të shkallëzojnë masivisht aftësinë e tyre për të identifikuar të infektuarit përmes testimit dhe të gjejnë të gjithë ata që ndërveprojnë përmes gjurmimit të kontaktit. Duke vepruar kështu parandalon që rastet e reja të bëhen shpërthime më të mëdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të mos e paguajmë arin me të vërtetën!"

“Shkenca në stres”, fake news në garë me rezultatet

Ja ç'thotë shkencëtari që këshillon Macron

Covid krijon pak imunitet, testimet bënë diferencën në Gjermani

Filozofi 90-vjeçar: Shteti të shpëtojë çdo jetë

“Kurrë nuk ka pasur më shumë dituri… për paditurinë tonë”