Kuvendi rikthehet sot pas më shumë se 1 muaji nga hera e fundit që u mblodh në mars për shkak të situatës së COVID-19.
Por edhe sot Kuvendi ka vendosur rregulla strikte për t’u mbrojtur teksa deputetët do të pajisen me maska dhe doreza, në distancë 1.5 m largësi teksa vetëm 35 parlamentarë do të jenë të ulur në vendet që u takon kurse të tjerët do të jenë të shpërndarë.
Sot Kuvendi mblidhet vetëm 120 minuta ose 2 orë për të votuar 22 nisma ligjore duke filluar nga ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative që janë nënshkruar nga ministrja e Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19, rishikimi i buxhetit të 2020, lirimin e një kategorie të dënuarish, për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset.
Pika që pritet të ketë më shumë debat janë ndryshimet në Kodin Penal pasi Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin për dënimet e thyerjes së masave ndaj COVID-19 që parashikojnë 10- 15 vite burg ata që shkaktojnë vdekjen me anë të COVID-19 tek të tjerët, 5 vite burg kush përhap sëmundjet infektive dhe kurse kush thyen karantinën gjobë deri në 3 vite burg.
Kurse në seancë do të diskutohen edhe nisma ligjore jashtë situatës së COVID-19 siç janë dy dekretet e Metës për kthim në Kuvend të ligjit për pronat dhe paketën Anti- Shpifje për pjesën që i takon OFL për sekuestrimin e pasurive.
Po ashtu pritet të votohet edhe shtyrja të veprimtarisë së komisionit për Reformën Zgjedhore që duhet të kishte përfunduar në mes marsi.
Deri tani i vetmi deputet i prekur nga COVID-19 në Shqipëri është Adriatik Alimadhi i cili ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar dhe do të mungojë në këtë seancë.
KALENDARI I PUNIMEVE TË KUVENDIT, DATË 16 PRILL
Seancë plenare PUBLIKE
E enjte, 16 prill 2020, ora 10.00
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr. 18, datë 14.04.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është
si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 05.03.2020
(Neni 44, pika 2 e Rregullores).
2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
(Neni 44, pika 3 e Rregullores).
3. Projektvendim “Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “”Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë”” të ndryshuar””. (pdf) (Neni 75 i Kushtetutës dhe neni 55, nenet 73-77, nenet 13 dhe 117
të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Shprehet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit në parim, nen për nen dhe në tërësi.
4. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016 ”Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe
sëmundjeve infektive”. (pdf)
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relatore: Vasilika Hysi
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
5. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga
COVID-19”. (pdf)
2
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relatore: Klotilda Bushka
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
6. Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 4, datë 16.03.2020 “Për disa shtesa në Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta
administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”. (pdf)
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relatore: Klotilda Bushka
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 5, datë 17.03.2020 “Për një shtesë në Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta
administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”. (pdf)
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relatore: Klotilda Bushka
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit
8. Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 6, datë 21.03.2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”. (pdf)
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relator: Anastas Angjeli
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
3
9. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 23.03.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve””. (pdf)
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relator: Adnor Shameti
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
10. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave
të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID19”. (pdf)
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relatore: Klotilda Bushka
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
11. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushë e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID19””. (pdf)
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relator: Alket Hyseni
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
12. Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 10, datë 26.03.2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””. (pdf)
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relatore: Evis Kushi
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut
Diskutime
4
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
13. Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 11, datë 27.03.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 9632, datë
30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar””. (pdf)
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relator: Vullnet Sinaj
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
14. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 12, datë 2.4.2020 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë
kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””. (pdf)
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relator: Vullnet Sinaj
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
15. Akti normativ me fuqinë e ligjit nr. 13, datë 02.04.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID19”. (pdf)
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relator: Alket Hyseni
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
16. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar””. (nismë deputetësh) (pdf)
(Neni 81 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relatore: Vasilika Hysi
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
5
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim, nen/nën, tërësi
17. Projektligji “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”’. (pdf)
(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relatore: Antoneta Dhima
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
18. Dekret nr. 11.457, datë 26.03.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë””. (pdf)
(Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-74 të Rregullores, dekreti e humb fuqinë e tij kur për të
votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Relatorë: Klotilda Bushka, Bashkim Fino
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
19. Dekret nr. 11.456, datë 26.03.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 18/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike””. (pdf)
(Neni 85 i Kushtetutës dhe nenet 86 dhe 73-74 të Rregullores, dekreti e humb fuqinë e tij kur për të
votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Relator: Adnor Shameti
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
20. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë, 2014-2020 alokimet e vitit 2018”’. (pdf)
(Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relator: Roland Xhelilaj
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian
Diskutime
6
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
21. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mal i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2018”. (pdf)
(Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relator: Xhavit Bushaj
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi.
22. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014 – 2020, alokimet për vitin 2018””. (pdf)
(Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relatore: Reme Lala
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare
Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare.)
Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
23. Projektvendim ”Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor “Për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe për të kontrolluar e ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”” ngritur me vendimin nr. 84/2019 të Kuvendit””. (pdf)
(Neni 78 – Kushtetutë dhe neni 55 Rregullore, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit
24. Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore” ngritur me vendimin nr. 102/2017 të Kuvendit. (pdf)
(Neni 78 – Kushtetutë dhe neni 24, pika 3/1, neni 55 Rregullore, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit