MENU
klinika

...deri në orën 11:00

Sot pensionistët mund të dalin nga shtëpia

18.04.2020 - 07:39

Sot, teksa të gjithë janë brenda të vetmit që mund të dalin nga shtëpia janë pensionistët, por deri në orën 11:00 të paradites. Kryeministri Edi Rama njoftoi dje lirinë e pensionistëve për të dalë nga banesa, por me disa kushte.

Pensionistët mund të dalin, jo për vizita, as për domino, as për ulje të rrezikshme në grup, por për ajrosje dhe ecje deri në orën 11:00 paradite, jo më shumë se me një tjetër pensionist, por duke ruajtur distancën” tha Rama.

Policia e Shtetit theksoi se efektivët do të jenë pranë tyre për çdo rast nevoje që ata mund të kenë. Ndërkohë, thotë policia, në të gjithë vendin do të vijojnë kontrollet e pandërprera kryesisht në qendrat urbane, për respektimin e karantinës për kategoritë e tjera.

Do të lejohen të qarkullojnë me makinë, të pajisur me autorizim apo në këmbë, në itinerarin shtëpi – punë – shtëpi, pa asnjë ndalesë të gjithë personat që kanë autorizim për të punuar gjatë fundjavës.

Të gjithë të tjerët me karantinën që filloi dje pasdite në orën 17:30 duhet të respektojnë masat kufizuese për të mos dalë nga banesa deri në orën 05:00 të ditës së hënë, duke përjashtuar lëvizjet për emergjencat mjekësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministria e Ekonomisë bashkëpunim me bankat

Jo më radhë të gjata, pensionet pranë vendbanimeve

Aktori shqiptar vetëofrohet si vullnetar

“Kam 16 ditë i mbyllur! Nuk jam as infermier, as mjek!”