MENU
klinika

Në ambiente publike

Përse është e rëndësishme të mbuloni rrugët e frymëmarrjes

11.04.2020 - 09:19

Ruajtja e distancës së sigurisë është thelbësore për t’u mbrojtur nga COVID-19. Mirëpo në rast se ndodheni në vende publike, rekomandohet gjithashtu edhe përdorimi i maskave për të shmangur infektimin e mundshëm apo transmetimin e tij te të tjerët.

Ky rekomandim është masa më e mirë mbrojtëse sidomos ndaj pacientëve të infektuar asimptomatikë, pra ata të cilët nuk e dinë që janë të infektuar pasi nuk shfaqin asnjë lloj simptome. Jo detyrimisht ju nevojitet një maskë për të mbuluar rrugët respiratore. Pra, është po aq efektive të mbuloni gojën dhe hundën me shami apo shall.

 Sigurohuni që:

  • Të mos pengojnë/vështirësojnë frymëmarrjen
  • T’i përdorni në rastet kur ndodheni në vende publike
  • Të mbulojnë plotësisht gojën dhe hundën
  • T’i lani pas çdo përdorimi

Nuk lejohet përdorimi:
-Tek foshnjat apo fëmijët nën 2 vjeç

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur

‘Jemi shëruar nga koronavirusi, presim të dalim nga Infektivi’