MENU
klinika

Me dyer të mbyllura

Pesë shtetet ku po luhet futboll normalisht

26.04.2020 - 14:00

Janë rreth 3 milionë të prekur nga COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën i ka kaluar 200 mijë. Më shumë se gjysma e botës është “ngujuar” në shtëpi për shkak të pandemisë globale. Bilanc lufte, por futbolli vazhdon në 5 vende!

Tajvani, Bjellorusia, Nikaragua, Turkmenistani dhe Taxhikistani janë duke luajtur rregullisht…Disa me dyer të mbyllura, si Turkmenistani, Nikaragua, Tajvani dhe Taxhikistani, por dikush me dyer të hapura dhe publik, si Bjellorusia, pavarësisht se tifozët nuk shkojnë.

Kështu, fundjava u takon këtyre 5 ligave. Në Tajvan luajtën javën e 3-të të kampionatit, teksa ekipi kampion dhe për t’u mundur mbetet Taipei Tatung dhe sdanti i përhershëm Taipower.

Në Bjellorusi, tre skuadra janë në krye deri tani pas 5 javësh me 10 pikë! Slutsk, Torpedo-BalAZ dhe Vitebsk, ndërsa në Taxhikistan sigurisht që skuadra më e famshme dhe e fortë është Istiqlol, e cila është një farë “Juventus” në Itali! Jo vetëm që ka mbledhur më të mirët e kombëtares, por ka edhe superbuxhet.