MENU
klinika

Dita Ndërkombëtare e Tokës

“Pjalmuesit” janë në telashe. Po tani kush do ta bëjë fekondimin e botës jeshile!?

22.04.2020 - 17:24

?Po shihja sot, ndoshta e keni parë edhe ju.. kujt i ka rënë rruga të hapë google.. siç bën në çdo datë të rëndësishme, ky motor kërkimi kishte ndryshuar logon.
Është Dita Ndërkombëtare e Tokës sot, dhe ajo logo i kushtohej bletëve. Po shkojmë drejt zhdukjes së tyre, ndaj.

S’ka me mjaltë natyral?, s’ka me pllenim dhe ndërpritet kështu riprodhimi i bimëve?.. prej se largu shihet se ndoshta kështu shkojmë edhe drejt zhdukjes sonë.
Dhe nuk e di kush nga ju ka dëgjuar, por si në çdo vend tjetër, do na duhet të përfshijmë robotë edhe këtu. Madhështore ajo çka mund të bëjë teknologjia… Thuhet se do të mund të kemi dronë të vegjël me inteligjence artificiale (AI), të cilat do të identifikojnë lulet? për të vijuar me pllenimin e tyre. E nga ana tjetër, duhet kujtuar se ekonomia botërore po kursen kosto të mëdha me punën e atyre bletëve të vogla, ndaj duhen mbrojtur e shumuar aq sa mundemi.
……..
Por, mua mu kujtua diçka tjetër. Nëse ndonjëri i është futur serive të “Black Mirror”? me siguri ka mbërritur tek “Hated in the Nation”, nëse jo, mos humbisni më kohë. Ka diçka të frikshme në ato seri (të cilat mund t’i ndiqni si të doni, s’kanë lidhje me njëra tjetrën, përveç një filli logjik të përbashkët). Të frikshme se nuk ka funde të lumtura, por një e vërtetë që të bën të ndihesh si i ngecur në kurth.


Janë dy çështje:
– bletët-robotë të cilat kur i kontrollon një levë e gabuar, vrasin një shoqëri të tërë;
– ‘hated in the nation’, urrejtja midis njëri-tjetrit, në këtë rast online. Se si, pa kuptuar secili me një #hashtag me përmbajtje urrejtje kishte përgatitur një bletë vdekjeprurëse për trurin e tij.

Gjithçka, si një lojë #Deathto…sb., por surpriza ishte ende më e madhe. Vdekja në të vërtetë ishte për çdo lojtar që kishte përdorur atë hashtag urrejtjeje. A shpëtoi njeri prej tyre? Jo!?

Unë them të mbajmë bletët tona? megjithëse ato dronët diku janë tashmë në ndonjë laborator… siç ishte ky i famshmi Covid.

Në një nga studimet e fundit të publikuara nga revista shkencore ‘Science’, thuhet se numri i bletëve ka rënë në mënyrë drastike, si pasojë e ngrohjes globale. Duke studiuar disa arena, ka 50% me pak shanse për të parë bletë, se ç’mund të kishte me parë, dhe kjo mund të ndodhë për dy arsye: 1) Janë zhvendosur; 2) Jane zhdukur;
Dihet që bletët mund të përshtaten me shume me të ftohtin me trupin dhe aftësinë e tyre për të çliruar nxehtësi gjatë fluturimit.
Temperaturat po rriten. Ndryshimet në klimë po i vrasin ato, por jo vetëm. Një tjetër faktor janë pesticidet e ndryshme.

Një mënyrë për t’i shpëtuar këto insekte mjaft të dobishme për njerëzimin, është t’ju krijojmë atyre habitatin e duhur. Mbill edhe ti lule.. pemë dhe jo vetëm në Ditën e Tokës. Secili që zotëron hapësira tokë, parcela, mund ta realizojë këtë gjë mjaft mirë edhe këto ditë. Karantina nuk është një justifikim! Për Tokën dhe çdo gjallesë në të!

Bionelda Skonja