MENU
klinika

Nga The Guardian

Problemi më i madh nuk është ekonomia!

19.04.2020 - 14:30

Udhëheqësit e Europës janë të shqetësuar, dhe me të drejtë.

Ndikimi vdekjeprurës i Covid-19 ka rezultuar në një krizë shëndetësore. Pasojat ekonomike të përpjekjes për të mbajtur popullsinë të sigurt nga koronavirusi kanë filluar të shfaqen.

Bashkimi Evropian e ka gjetur veten në vështirësi ndër vite, por gjithnjë gjeti një mënyrë për t’ia dalë. Ajo i mbijetoi krizës financiare dhe do të përballet me Brexit. Por këtë herë gjërat janë shumë më serioze.

Nuk është vetëm se Evropa do të vuajë shumë ekonomikisht si rezultat i pandemisë, megjithëse rënia mund të jetë më e madhja që nga fillimi i procesit të integrimit në vitet ’50.

Problemi i vërtetë është se BE nuk arriti të veprojë kolektivisht në momentin kur vendeve të tilla si Italia kishin shumë keq nevojë për solidaritet.

Ka patur një mungesë koordinimi: vendet vendosën kufizimet e tyre, vendosën kontrollet e tyre kufitare dhe ndaluan eksportimin e furnizimeve mjekësore të nevojshme. Italia mori ndihmë më shpejt nga Kina sesa nga partnerët e saj në BE, dhe, për çudi kjo nuk la aspak shije të mirë.

Kishte një mënyrë që pjesa tjetër e Evropës mund t’i tregonte Italisë pak dashuri. Mbështetur nga Franca, Spanja dhe shtatë anëtarë të tjerë të eurozonës, Italia propozoi që BE të lëshonte “koronabono”: instrumente borxhi që do të lejonin të gjitha kombet që përdorin monedhën e vetme të huazojnë kolektivisht.

Për fat të keq, gjermanët dhe holandezët kanë kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme idenë, pavarësisht nga gjendja e jashtëzakonshme e financave publike të Italisë dhe politikës së saj.

Dhe një ndryshim i madh midis kësaj dhe krizave të mëparshme është se partitë populiste janë tani shumë më të fuqishme dhe ekziston një mundësi që Matteo Salvini të shfrytëzojë momentin dhe të vijë në pushtet në Itali.

Disa politikanë evropianë e kuptojnë këtë. Emmanuel Macron i tha Financial Times javën e kaluar se BE nuk kishte “zgjidhje tjetër”.

Alternativa, shtoi presidenti francez, ishte rrëzimi i BE-së si një projekt politik.

Jo shpesh Brukseli kërkon falje, por Ursula von der Leyen, presidenti i komisionit Evropian, i kërkoi falje Italisë në emër të BE-së.

Kjo është kohë e vështirë për BE-në. Në vitet 1930, Franklin Roosevelt përdori buxhetin federal për të ofruar ndihmë për zonat e SHBA që vuanin më shumë nga Depresioni i Madh.

BE-së aktualisht i mungon aftësia për të vepruar siç bëri FDR.

Këto janë periudhat më të vështira për Evropën që nga vitet ’30. Ajo duhet të vendosë nëse do të vazhdojë përpara me integrimin apo të kthehet në një bashkësi e dështuar kombesh.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

“Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike“

VOA: Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump

Analiza nga DW/ Foli shumë pak për Donald Trump

Pse Scholz mendon se Kamala Harris mund të fitojë në SHBA

“Izolimi i Kinës” nga bota

Si e mbylli Xi Jinping vendin?