MENU
klinika

Hoti akuzon Kurtin

“Propozoi masa gjysmake ndaj COVID-19”

12.04.2020 - 16:14

Ish-Zëvendëskryeministri i Parë, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit se propozoi masa gjysmake për të dalë nga kriza që ka prekur Kosovën si pasojë e koronavirusit.

Ai ka thënë se masat e propozuara janë të pazbatueshme pasi duhen ndryshime ligjore për të vënë në jetë pakon e propozuar prej 170 milionë eurosh.

“Masat e propozuara nga Qeveria në detyrë janë jo komplete dhe të pazbatueshme në praktikë. Ato masa kërkojnë ndryshimin e Ligjit të Buxhetit për 2020, e cila gjë nuk mund të bëhet me një Qeveri në detyrë”, ka shkruar Hoti, në një postim në Fb, pas takimit që ka pasur me udhëheqësit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odëës Ekonomike Amerikane bashkë me disa biznese.

“Shprehëm qëndrimin tonë se bizneset duhet të kenë mbështetje të menjëhershme, për të parandaluar mbylljen e tyre dhe humbjet e vendeve ekzistuese të punës, si dhe mbështetje afatgjate për investime të reja dhe zgjerim të punësimit”, ka shtuar ai.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së ka thënë se masat afatgjate duhet të sigurojnë rimëkëmbje ekonomike në pjesën e këtij viti dhe në vitin e ardhshme duke i vënë në funksion të gjitha burimet e financimit për bizneset.

“ Sa i përket mbështetjes së menjëhershme, duhet masa të shpejta për të parandaluar daljen e firmave nga tregu dhe mbylljen e tyre. Nëse firmat mbyllen tani për shkak të krizës, do të jetë shumë më e kushtueshme për shtetin të kthejë prapë ato në treg”, ka shtuar ai.

Ai ka dhënë edhe propozime se do të dilet nga kjo krizë.

““ (a) Për bizneset e mëdha, mbështetja mund të jetë përmes kredive me greis periudhë të gjatë dhe me normë shumë të ultë të interesit, si dhe duke parë mundësinë e aranzhimit të kohës së pagesës së obligimeve tatimore. (b) Për ndërmarrjet e vogla dhe mikrondërmarrjet, mbështetja duhet të jetë e drejtpërdrejt duke financuar kapitalin fizik dhe kostot operative afatshkurtra. (c) Për bizneset bujqësore, përpunuese të produkteve bujqësore e blegtorale, si dhe për bujqit, mbështetja duhet të jetë masive, e menjëhershme dhe e drejtpërdrejt, e targetuar në produkte me produktivitet më të lartë, e cila mbështetje siguron që të zvogëlojmë brenda dy viteve varësinë nga importi i produkteve bujqësore. Kjo është gjithashtu me rëndësi sepse bujqësia dhe zinxhiri prodhues e përpunues bujqësor është intensiv në faktorin punë, pra angazhon mjaft fuqi punëtore. Investimet kapitale në bujqësi duhet koncentruar urgjent në rritjen e sipërfaqeve nën ujitje, e cila e rrit produktivitetin shumëfish”, ka propozuar ai.

Avdullah Hoti është emri që është përmendur se mund të nominohet për Shef të Qeverisë në një koalicion të ri për Qeverinë e re LDK-AAK-NISMA.

Hoti ishte Zëvendëskryeministër por u shkarkua nga Albin Kurti ditën kur LDK bashkë me të gjitha partitë tjera rrëzoi Qeverinë me më shumë se 2/3 e deputetëve.

Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e fundit me një deputet më shumë se LDK’ja. Këto dy parti lidhën koalicion, të cilin e pagëzuan si “Koalicioni i Shpresës”. Megjithëse negociatat për lidhjen VV-LDK zgjatën disa muaj, qeverisja zgjati vetëm 40 ditë. Kjo pasi VV s’pajtohej me qëndrimin e LDK’së për të hequr taksën pa vendosur reciprocitetin, s’pajtoheshin as për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në këtë situatë, Albin Kurti, vendosi të shkarkonte Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, i cili është edhe Nënkryetar i LDK’së me çka i dha edhe fund “koalicionit të shpresës”. Pas kësaj, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kurti u shkarkua nga më shumë se 2/3 e votave të deputetëve të Parlamentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë