MENU
klinika

I sëmurë rëndë apo është zhdukur si zakonisht?

Pse e gjithë bota është shqetësuar për Kim Jong-un?

21.04.2020 - 16:37

Titujt që presidenti i Koresë së Veriut Kim Jong-un është “sëmurë rëndë” ose “po shërohet nga një operacion në zemër që nuk ka shkuar mirë”, kanë pushtuar mediat kudo nëpër botë.

Por, raportet nuk janë aspak të vërteta, sipas zyrtarëve në Korenë e Jugut. Zyra presidenciale në Seul ka thënë se nuk ka pasur shenja që të tregojnë se 36-vjeçari është “i sëmurë rëndë”.

Nuk është gjithashtu hera e parë që thashethemet për shëndetin e tij kanë nxitur shumë spekulime, që hidhen poshtë më vonë.

North Korean leader Kim Jong Un takes part in a meeting of the Political Bureau of the Central Committee of the Workers" Party of Korea

Por çfarë ka ndodhur? Kur filluan spekulimet?

Kim Jong-un kohët e fundit mungoi në festën e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill. Kjo është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit, që shënon lindjen e themeluesit të kombit. Kim Jong-un nuk ka munguar kurrë, dhe dukej shumë e pamundur që ai thjesht zgjodhi të mos shkonte.

Në mënyrë të pashmangshme, mungesa e tij nxiti spekulime dhe thashetheme, asnjë prej të cilave nuk është e lehtë për t’u vërtetuar.

Kim Jong-un u shfaq për herë të fundit në mediat shtetërore më 12 prill. Si gjithmonë, ai dukej shumë i qetë. Ne e dimë se ai kryesoi një takim politik kryesor një ditë më parë. Por ai nuk është parë që prej asaj kohe.

Celebrations for birth anniversary of President Kim Il Sung

Mediat shtetërore gjithashtu nuk përmendën praninë e tij në një test rakete të raportuar javën e kaluar. Ai ka qenë i pranishëm në të tilla ngjarje zakonisht.

Nuk ka shpesh raportime të tilla për Korenë e Veriut, kështu që kjo e shton dyshimin. Dhe tani, shteti i fshehtë është një version edhe më ekstrem i mbylljes, pasi mbylli kufijtë në fund të janarit për shkak të pandemisë Covid-19.

Raportimi i parë për sëmundjen

Pretendimet se Kim Jong-un është sëmurë u shfaq në një raport për një faqe interneti të drejtuar nga mbrojtësit e Koresë së Veriut të martën.

Një burim anonim i tha Daily NK se ata e kuptuan se ai kishte patur probleme kardiovaskulare që nga gushti i kaluar “, por ai u përkeqësua pasi kishte shkuar disa herë në malin Paektu”.

Kjo bëri që shumë media ndërkombëtare të raportonin lidhur me këtë.

North Korean leader Kim Jong Un gives field guidance during his visit to a pursuit assault plane group under the Air and Anti-Aircraft Division in the western area in this undated image released by North Korea"s Korean Central News Agency (KCNA) in Pyongyang on April 12, 2020.

Por më pas erdhi një titull edhe më i bujshëm në mediat amerikane se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte në një gjendje kritike pas operacionit në zemër.

Sidoqoftë, një deklaratë e qeverisë së Koresë së Jugut dhe burime të inteligjencës kineze, që folën për agjencinë e lajmeve Reuters, thanë se kjo nuk ishte e vërtetë. Vlen të përmendet se në asnjë moment askush nuk e ka mohuar që Kim Jong-un ka pasur një operacion në zemër.

Deklaratat nga Koreja e Jugut dhe Kina thjesht mohojnë se lideri i Koresë së Veriut është i sëmurë rëndë. Popullsia e Koresë së Veriut zakonisht nuk mbahet e informuar për gjendjen shëndetësore të udhëheqësit.

Jo hera e parë që ai “zhduket”

Në vitin 2014, Kim Jong-Un u zhduk për 40 ditë, gjë që ngjalli një spekulim spekulimesh, përfshirë pretendimin që ai ishte larguar nga një grusht shteti.

Pastaj ai u rishfaq, i fotografuar me një dorak.

A picture carried by North Korean newspaper Rodong Sinmun apparently of Kim Jong-un visiting a residential area for scientists - 14 October 2014

Mediat shtetërore në atë kohë pranuan se ai  kishte disa “problem fizike”, por nuk shpjegonte se çfarë konkretisht.

Cili është plani i Kim për “pasardhës”?

Nëse diçka do të ndodhte me udhëheqësin e Koresë së Veriut, kjo nuk është shumë e qartë.

Motra e Kim, Kim Yo-jong, do të dukej alternativa më e mundshme. Muajin e kaluar ajo bëri deklaratën e saj të parë publike dhe ajo ka qenë e pranishme, krah vëllait të saj në samitet kryesore.

Kim Jong-il

Por tani për tani mund të shikojmë dhe presim vetëm nëse Koreja e Veriut reagon ndaj  këtyre spekulimeve për shëndetin e liderit të tyre.

E vërteta është se kur bëhet fjalë për informacione lidhur me udhëheqësin e Koresë së Veriut, ne shpesh jemi të gjithë në errësirë.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ konica.al