MENU
klinika

Mos neglizhoni...

Pse jemi më të rrezikuar tani që “u mësuam”?

28.04.2020 - 14:38

        Psikologët e Universitetit Princeton në Toronto, theksojnë se, pas shtatë javësh të izoluar, covid-19 nuk perceptohet më si diçka e re, nga truri. Kjo bën që njerëzit të fillojnë ta shohin si diçka normale dhe të fillojnë të jenë më të shkujdesur.

Tani që jemi mësuar disi me situatën, mund t’i neglizhojmë disa masa dhe mund ta marrim pak më lehtë. Në fakt, nuk është ashtu. Nëse harku i grafikut të covid-19 nëpër botë ka rënë ndjeshëm, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ngrihet sërish, për shkak të një gabimi njerëzor. Ndaj dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Më poshtë, do t’ju tregojmë gabimet më të shpeshta, tani që mendojnë se ka kaluar rreziku nga prekshmëria ose më mirë të themi, tani që jemi mësuar me idenë.

Normalizimi

Psikologët shprehen se, njerëzit janë më të pritur të kenë frikë nga e panjohura sesa nga diçka e njohur. Kur shpërtheu pandemia, në fillim të gjithë kishim frikë, pasi dinim shumë pak për virusin dhe vrapuam të marrim masa. Por, tani, prej disa javë bashkëjetese me virusin, po e perceptojmë si situatë normale. Madje, disa specialistë të shëndetit shprehen se, njerëzit nuk po i lajnë më duart si në fillim të pandemisë dhe po dalin nga shtëpia edhe kot, duke mos i respektuar distancat e rekomanduara.

Që të mos e bëni këtë gabim, thjesht mendoni çdo ditë sikur sapo keni mësuar për covid-19 ose mendoni si silleshit ditët e para në karantinë dhe përsëritini. Mbani mend, se deri në shpikjen e vaksinës, rreziku do të jetë i njëjtë dhe vetmja gjë që po ndryshon, është perceptimi ynë ndaj sëmundjes, jo agresiviteti i saj.

I kushtojmë shumë rëndësi shëndetit fizik dhe injorojmë shëndetin mendor

Ne po bëjmë ç‘është e mundur që të mbrohemi nga koronavirusi, por distancimi social, nuk është aspak i lehtë dhe kjo duhet pranuar. Psikologët e kanë ngritur shpesh zërin këto ditë, në lidhje me pasojat që mund të sjellë karantina në shëndetin mendor. Madje, disa prej tyre shprehen se mund të rrezikojmë të kemi një pandemi të sëmundjeve të tilla (mendore), nëse nuk merren masa. Prandaj, sot është shumë e rëndësishme të kujdeseni edhe për shëndetin mendor. Flisni shpesh me familjen, me miqtë dhe personat e zemrës. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më pak të vetmuar dhe ta kaloni më lehtë situatën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”

Çfarë ndodh pas shërimit nga Koronavirusi?

“Dëmi mund të jetë i përhershëm”!