MENU
klinika

Si e shpërndau mjeku kinez te shumë turistë?

Pse shpërthimi i SARS-it më 2003 ka qenë më pak vdekjeprurës?

12.04.2020 - 15:06

Më 2003, një koronavirus që ka vrarë një në 10 pacietë të infektuar, ka pasur origjinën në Kinë, mirëpo është shpërndarë edhe në shumë shtete tjera. Më pas, brenda tetë muajve të infektimit, ai është zhdukur papritur. Radio Evropa e Lirë ka pyetur një prej virologëve më të mirë në botë, se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.

Kur kjo fotografi ishte bërë më 29 prill të vitit 2003, bota ka qenë në mesin e asaj që kishte kërcënuar të kthehej në pandeminë e parë të shekullit 21. SARS-i ka qenë koronavirus i ri, që ka lënë të vdekur 10 për qind të njerëzve që ka infektuar, kryesisht për shkak të bllokimit të mushkërive me ujë.

Viruset mund të barten prej kafshëve në njerëz përmes inhalimit të frymëmarrjes së kafshës, ngrënies së mishit të helmuar apo shkëmbimit të lëndëve trupore, siç mund të ndodhë kur një kasap punon me dorën e plagosur.

Një bartje e tillë e infektimit në mes të gjallesave është e zakonshme, mirëpo koronavirusi që ka infektuar pacientin zero me SARS më 2002, ka zhvilluar diçka që mund të shkaktojë kërdi globale: aftësinë për të kaluar shumë lehtë në njerëz.

Teksa dhjetëra, më vonë edhe qindra persona në Kinë kanë vdekur nga sëmundja e re, Partia Komuniste në pushtet ka nisur të fshehë krizën në stilin e tragjidisë së Çernobilit. Mjekët janë shtypur derisa udhëtimet janë kryer pa kontrolle shtesë.

Më 21 shkurt të vitit 2003, mjeku kinez, Liu Jianlun, i cili fshehur ka trajtuar pacientët me këtë sëmundje, e cila më vonë ka marrë emrin SARS, ka udhëtuar nga Guangdongu në Hong Kong për të marrë pjesë në një dasmë. Pasi ka hyrë në dhomën e tij në katin e nëntë të hotelit, situata me temperaturën që ka pasur, i është përkeqësuar.

Më vonë ai është shtruar në spital me simptoma të theksuara të virusit ndërkohë që shumë turistë që kanë qëndruar në Hotelin Metropol veçse ishin infektuar, me siguri si rezultat i vjelljes së mjekut Liu në hapësirat e hotelit. Ai ka vdekur më 4 mars, pasi u ka pranuar mjekëve tjerë se është përballur me një shpërthim të çuditshëm të një virusi në Kinë./REL

Ç’përmban ligji i ri për studentët e Mjekësisë

Tre vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit!

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!