Në Los Anxhelos, muzeu “Getty” sfidon publikun. Nga shtëpia, të gjithë ftohen për të imituar me mjete rrethanore, veprat e artit që ne i admirojmë nga larg.
Ndërsa institucionet e kulturës, kanë mbyllur dyert tashmë, drejtuesit po mendojnë mënyrat alternative për të afruar publikun me artin, në këto të vështira. Ka tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëtare, nisma e fundit nga muzeu “Getty” në Los Anxheles, ku stafi ka sfiduar publikun nga shtëpia, për të imituar me mjete rrethanore, veprat e artit. ”Ju ftojmë të rikrijoni veprat e artit, me ndihmën e njerëzve dhe objektet që keni në shtëpi. Zgjidheni ju vetë, veprën më të dashur. Zgjidhni tre objekte që ju gjenden në shtëpi dhe rikrijojeni veprën”.
Thirrja e muzeut “Getty”, në mediet sociale, duket se ka nxitur shpirtin krijues të shumë të apasionuarve pas pikturës, të cilët, kanë përshtatur disa nga kryeveprat e artit, duke fituar kështu një mori pëlqimesh, nën logon #GettyMuseumChallenge.
Disa prej tyre made, janë ripublikuar në rrjetet sociale të muzeut, përbri origjinalit. Nisma si kjo, shpresohet të nxisin të tjera në botë, pse jo edhe në vendin tonë.
Në të tilla raste, as kostoja nuk mund të jetë justifikim. Me vullnet dhe përkushtim, institucionet e artit mund të përcjellin shpresë dhe optimizëm, në bashkëpunim me publikun, nga shtëpia.