MENU
klinika

“Tirana e Durrësi mund të bëhen Valertoja jonë”

Rama: Do vazhdojmë rezistencën deri kur të bjerë bilbili i fundit

04.04.2020 - 16:45

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” ka folur sërish për situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Rama tha se Tirana e Durrësi mund të bëhen Valertoja jonë, në rast se nuk respektojmë rregullat e karantinës. Ai shtoi se të gjithë duhet që të vetë-karantinohemi dhe të ndjekim rregullat në mënyrë strikte.

“Hileqarët kujtojnë se ia hedhin edhe virusitt. Nuk ndodh në Tiranë, por ndodh në tregun e Kombinatit a diku tjetër. Janë ndaluar grumbullimet e njerëzve në një vend të caktuar. Do ketë lehtësim të masave për oraret. Vetëm një person nga familja mund të dalë jashtë. Disa nuk duan që të kuptojnë se nuk ka më keq se t’i japësh lamtumirën njeriut të dashur.

Në të gjithë botën, nuk ka varrime, sepse ai që kthehet mban rrezikun e vdekjes. Në Peshkopi ishte bërë një varrim dhe nuk doja që ta shpërndarja, por ja që ky rast na kujton se duhet që të jemi të ndërgjegjshëm në këtë periudhë. Shpresoj që të prekurit në Shkodër mos të kthehen nga morti në mort. Më e keqja nuk ka kaluar. Kjo është cështje e sahatit të trurit. Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, mund të bëhen Vaterloja jonë, nëse nuk ia themi nga trutë. Kush shkel rregullat në mënyrë të përsëritur, mund t’i hiqet liria”, tha Rama.

“Sot jam mërzitur pa masë nga pamjet skandaloze nga tregu i kombinatit. Po mendojmë të hapim me pikatoren e lehtësimeve për masën e madhe të njerëzve që po bëjnë rezistencën e duhur për kufizimet e lirisë. Duam të lehtësojmë pak lëvizjet. Tanimë që kemi konsoliduar liri-daljen e anëtarëve të familjes, vetëm të njërit. Ajo që ndodhi sot në tregun e Kombinatit, s’ndodhi javën e kaluar”, tha Rama.

Teksa foli për përshkallëzim të masave dhe ndëshkimeve për ata që thyejnë rregullat e vendosura nga qeveria në kuadër të situatës kundër COVID-19, Rama deklaroi se jo vetëm arrestimet, por edhe sekuestrim të bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë në këtë kohë.

“Dyqaneve do u kërkohet me detyrim pajisja me maska dhe doreza e personave që shërbejnë. Shkelja e rregullave do të ndëshkohet deri me heqje lirie. Duhet të mbrojmë personelin dhe klientët. Ka ndodhur gjithë këto javë që policia e shtetit të kapë dhe ndëshkojë lokale shërbimi, ku ofrohet kafe dhe raki trimave të lagjes. Janë pak raste, por për natyrën e kësaj lufte, janë aq shumë sa të bëjnë hatanë. Nuk mund të nuk do të lejojmë më që të këtë më nga këto raste, por jo vetëm gjoba, por dhe konfiskime. Do të përshkallëzojmë këto masa.

Që një pakicë absurde mos të marrë më qafë një shumicë dërrmuese. Ne nuk mund të humbim këtë luftë për qejfin e atyre që s’po duan të marrin vesh. Do ta luftojmë këtë luftë. Sot kemi nje numer sherimesh qe na jep optimizem. Bilancet e luftrave behen ne fund. Deri kur te bjerë bilbili i fundit do të vazhdojmë të rezistojmë në kete mbrojtje, që është një luftë për jetë a vdekje. Prej së cilës e kemi detyrim që të dalim kryelartë përpara brezave që do të flasin për ne.”, pohoi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bonus 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët që shërbejnë…."

“Kjo është luftë”, Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra