MENU
klinika

Nuk ka paketë financiare

Rama: Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme

01.04.2020 - 15:11

Dy ditë më parë FSHF i dërgoi Këshillit të Ministrave një letër për të ndihmuar me një paketë financiare klubet e futbollit. Ka ardhur reagimi nga kreu i Qeverisë Shqiptare, kryeministrit Edi Rama. Sipas numrit 1 të shtetit, qeveria nuk do të akordojë asnjë fond për klubet e futbollit në Shqipëri.

“Sa u përket klubeve të futbollit, unë mendoj që ato nuk kanë çfarë i kërkojnë fare Qeverisë dhe arkës së shtetit për një sërë arsyesh, por këtu do të sjell atë më të thjeshtën fare”, – tha Rama për mediat shqiptare.

“Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme, sikur janë kompani fasone dhe japin paga të majme. Klubet e futbollit le të shohin rreth e rrotull se çfarë bëjnë klubet në vende të tjera dhe të përshtaten me këtë luftë. Kjo nuk është koha për të ndihmuar futbollin, por koha për të ekzistuar.

Klubet e futbollit duhet të garantojnë ekzistencën dhe jo fitimin e munguar. Meqë kanë deklaruar paga të rreme në masën më të madhe të tyre, është mirë të mos bëhen pjesë e atyre që ankohen dhe që kërkojnë, pasi nuk ka pikë lezeti”, – përfundon kryeministri i vendit Edi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra dërguar Këshillit të Ministrave

FSHF i kërkon Qeverisë të kompensojë futbollin


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës