MENU
klinika

Lejet për të shkuar në punë, në e-Albania

Rama: Nesër mund të dalin pensionistët për ajrosje!

17.04.2020 - 15:42

Kryeministri Rama ka dhënë plot lajme në këtë fundjave.

Pasi fali gjobat për këmbësorët e shoferët Rama nesër u ka dhënë të drejtë pensionistëve të dalin për ajrosje.

“Pensionistët do mund të dalin, jo për domino e vizita por për ajrosje dhe ecje në këmbë deri në 11 paradite dhe jo më shumë se me një tjetër pensionist duke ruajtur distancën”, tha kryeministri teksa bëri me dije se nga java e ardhshme, lejet për të dalë me makinë do merren në e-Albania vetëm për vajtje-ardhje, shtëpi-punë.

“Javën e ardhshme në e albania do merret një autorizim javor për ata që janë në punë dhe automjeti do lëvizë vajtje ardhje në punë me vetëm një njeri në pjesën e pasme të makinës, kush merr leje do ta lexojë mirë pasojën penale që vjen nga shkelja e mundshme”, tha Rama.

MË SHUMË NGA FJALA E RAMËS:

“Javën e ardhshme, të gjithë qytetarët le të startojnë të gjithë të barbartë në fazën e dytë të kësaj lufte, çfarë iku iku dhe edhe ata të cilët gabuan le të marrin të drejtën e të qenit të padyshuar si të pabindur dhe le të kthehen si gjithë të tjerët në të njëjtin start. Ama kush nuk do jetë njësh me interesin e vendit, do ta paguajë. Sepse asnjë hapje nuk mund të kthehet në infektimin e njerëzve nga këmbësorë të papërgjegjshëm, drejtues mjetesh të pabindur.

Ekziston edhe mundësia e rikthimit këtu ku jemi nëse numri i infektimeve rritet jashtë një parashikimi të arsyeshëm. Asnjë teori, ekspertizë nuk thotë se për sa kohë ka jetë infeksioni do zhduket, pa dalë vaksina.

Ju lutem thuaji sa më shumë vetes që nuk duhet të bëjmë numra sepse mjafton njëri prej jush që të bëjë numra dhe numri i të infektuarve i vdekjeve që pasojnë mund të rritet”.